Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë, 8 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme pasi masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta, me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare e kryesisht nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugore, si dhe në zonat luginore, era arrin shpejtësinë 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/25
Diell pak re

Kukës
13/24
Diell pak re

Lezhë
14/24
Diell pak re

Dibër
12/20
Diell pak re

Durrës
16/26
Diell pak re

Tiranë
16/25
Diell pak re

Elbasan
13/25
Diell pak re

Berat
14/26
Diell pak re

Vlorë
15/25
Diell pak re

Korçë
9/22
Diell pak re

Gjirokastër
9/25
Diell pak re

Sarandë
15/26
Diell pak re