Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 25 qershor!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët, fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas, nga orët e mesditës dhe pasdites pritet mot me vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet kodrinore e malore. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të vazhdueshme e me intensitet të ulët. Në relievet malore, hera-herës me intensitet mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra,  shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim-verilindje dhe me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina e në relievet e larta malore, në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/35
Diell re shi

Kukës
21/33
Diell re shi

Lezhë
20/33
Diell re shi

Dibër
20/33
Diell re shi

Durrës
21/35
Diell re

Tiranë
23/35
Diell re shi

Elbasan
21/36
Diell re shi

Berat
20/35
Diell re shi

Vlorë
21/32
Diell re

Korçë
18/33
Diell re shi

Gjirokastër
18/35
Diell re shi

Sarandë
22/34
Diell