Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë, 24 shtator 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti shfaqet me alternime kthjellimesh, si dhe me shtim të vranësirave mesatare deri të dendura.  Vranësirat pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët, në fillim përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit, të herëpashershme e me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Nga orët e mesditës, në pjesën veriperëndimore, reshjet bëhen me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë të rrëmbyeshëm, në formën rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Reshjet humbasin territor dhe intensitet nga orët e pasdites, por në pjesën veriperëndimore e në jug, janë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit. Era fryn e lehtë me drejtim verilindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në male e lugina, era fiton shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/26
Re shi

Kukës
12/24
Diell re shi

Lezhë
13/25
Re shi

Dibër
12/26
Diell re shi

Durrës
15/26
Re shi

Tiranë
16/26
Re shi

Elbasan
15/27
Diell re shi

Berat
18/28
Diell re shi

Vlorë
19/26
Re shi

Korçë
13/21
Diell re shi

Gjirokastër
14/27
Diell re shi

Sarandë
17/26
Diell re shi