Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë, 22 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët pothuajse gjatë gjithë ditës. Vranësirat do të jenë të pakta në pjesën e parë të ditës, në formën e reve të larta transparente kryesisht në jug të territorit. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era fryn  e lehtë me drejtim juglindje-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male, era fiton shpejtësi deri 9 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/25
Diell

Kukës
9/21
Diell

Lezhë
14/25
Diell

Dibër
7/23
Diell

Durrës
15/28
Diell

Tiranë
15/27
Diell

Elbasan
14/28
Diell

Berat
11/28
Diell pak re

Vlorë
15/26
Diell pak re

Korçë
5/19
Diell pak re

Gjirokastër
7/26
Diell pak re

Sarandë
15/25
Diell pak re