Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë, 19 nëntor!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e me intervale të herëpas’hershme me kthjellim. Ka prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën e parë të ditës, kryesisht në pjesën veriperëndimore e në jugperëndim.

Më pas, reshjet shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, ku në veriperëndim e jug, si dhe pjesërisht në qendër të territorit, herë pas here, shirat do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull/mjegullinë e shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve. Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, nga orët e mesditës e pasdite, era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/18
Re shi

Kukës
2/16
Diell re shi

Lezhë
5/16
Re shi

Dibër
1/17
Diell re shi

Durrës
7/19
Re shi

Tiranë
10/20
Re shi

Elbasan
9/20
Diell re shi

Berat
6/20
Diell re shi

Vlorë
8/20
Diell re

Korçë
3/13
Re shi

Gjirokastër
2/19
Re shi

Sarandë
9/20
Re shi