Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë, 9 shtator 2024!

Shërbimi Meteorologji Ushtarak bëri të ditur se ditën  e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e më pas me zhvillim të vranësirave, të cilat do të jenë mesatare e të dendura.

Duke filluar prej mesditës ka reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit. Gradualisht, reshjet fitojnë intensitet dhe shtrihen në pothuajse të gjithë territorin në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme e me shkarkesa elektrike, si dhe rrebeshe të shpejta. Në intervale afatshkurtra ka prezencë të breshërit kryesisht në relieve malore.

Gjatë orëve të mesnatës, në perëndim dhe në jug, në intervale të shkurtra kohore, reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë e problematike. Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare, era shfaqet intensive dhe me shpejtësi 9-17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
22/34
Diell re shi

Kukës
17/32
Diell re shi

Lezhë
21/34
Diell re shi

Dibër
17/32
Diell re shi

Durrës
23/33
Diell re shi

Tiranë
23/33
Diell re shi

Elbasan
22/34
Diell re shi

Berat
18/35
Diell re shi

Vlorë
21/32
Diell re shi

Korçë
17/27
Diell re shi

Gjirokastër  
18/34
Diell re shi

Sarandë
21/33
Diell re shi