Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë, 7 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta, me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe me alternime vranësirash mesatare, kryesisht nga orët e paradites deri në mesditë. Më pas pritet mot i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jug e në zonat luginore, era fryn me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/24
Diell re

Kukës
11/20
Diell re

Lezhë
13/22
Diell re

Dibër
7/18
Diell re

Durrës
14/26
Diell

Tiranë
14/25
Diell re

Elbasan
14/26
Diell re

Berat
14/27
Diell re

Vlorë
13/25
Diell

Korçë
7/20
Diell re

Gjirokastër
10/26
Diell

Sarandë
15/26
Diell