Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë, 4 nëntor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit anticiklonar dhe i masave ajrore të thata, me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë ka në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/23
Diell pak re

Kukës
8/18
Diell pak re

Lezhë
10/23
Diell

Dibër
3/18
Diell pak re

Durrës
10/21
Diell

Tiranë
10/23
Diell

Elbasan
8/23
Diell pak re

Berat
7/23
Diell

Vlorë
9/22
Diell pak re

Korçë
2/23
Diell pak re

Gjirokastër
2/24
Diell pak re

Sarandë
10/21
Diell