Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata e me origjinë perëndimore. Moti pritet të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës përjashtuar vranësirat e pakta dhe hera-herës mesatare duke nisur nga orët e mesditës.
Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.
Era fryn e lehtë dhe me drejtim juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri 7-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
4/25
Diell pak re
Kukës
12/20
Diell pak re
Lezhë
12/24
Diell pak re
Dibër
6/24
Diell pak re
Durrës
13/24
Diell pak re
Tiranë
14/26
Diell pak re
Elbasan
14/26
Diell pak re
Berat
11/26
Diell pak re
Vlorë
11/25
Diell pak re
Korçë
7/22
Diell pak re
Gjirokastër
6/27
Diell pak re
Sarandë
13/24
Diell pak re