Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë, 21 tetor!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe masat e ajrit që qarkullojnë janë me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës, kryesisht në relievet malore. Mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era fryn me drejtim juglindje-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohet të jenë:

Shkodër
13/25
Diell

Kukës
10/20
Diell

Lezhë
16/25
Diell

Dibër
7/23
Diell pak re

Durrës
15/28
Diell

Tiranë
16/27
Diell

Elbasan
14/27
Diell pak re

Berat
11/28
Diell pak re

Vlorë
14/25
Diell pak re

Korçë
6/18
Diell pak re

Gjirokastër
6/25
Diell pak re

Sarandë
15/24
Diell pak re