Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa e me origjinë verilindore. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash kalimtare, që në relievet malore në lindje e në zonën e jugut, hera-herës do të jenë deri të dendura. Në zonën e jugut, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.
Mjegull/mjegullinë e shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era parashikohet të fryjë e lehtë, me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/18
Diell pak re
Kukës
-2/12
Diell re
Lezhë
11/17
Diell pak re
Dibër
-2/15
Diell re
Durrës
7/21
Diell pak re
Tiranë
7/21
Diell pak re
Elbasan
8/22
Diell re
Berat
3/23
Diell re shi
Vlorë
6/20
Diell re shi
Korçë
0/15
Diell re shi
Gjirokastër
-3/21
Diell re shi
Sarandë
7/20
Diell re shi