Aktualitet

Parashikimi i motit, e enjte, 8 gusht 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, në relievet malore në verilindje e juglindje ka alternime vranësirash deri mesatare.

Në relievet e larta malore të vendit, në orët e mesditës deri pasdite, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndimi e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi  6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
25/38
Diell re shi

Kukës
18/34
Diell re shi

Lezhë
25/37
Diell pak re

Dibër
19/36
Diell re shi

Durrës
23/36
Diell pak re

Tiranë
24/37
Diell pak re

Elbasan
24/38
Diell pak re

Berat
18/38
Diell pak re

Vlorë
22/37
Diell pak re

Korçë
20/33
Diell re shi

Gjirokastër
17/38
Diell pak re

Sarandë
22/35
Diell