Aktualitet

Parashikimi i motit, e enjte, 6 qershor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat mesatare kalimtare bëhen prezente nga orët e mesditës e kryesisht në jug të territorit.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në rajonin jugor e në lugina, era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/29
Diell

Kukës
14/28
Diell

Lezhë
15/29
Diell

Dibër
14/27
Diell

Durrës
19/30
Diell

Tiranë
20/31
Diell

Elbasan
18/30
Diell

Berat
16/31
Diell

Vlorë
21/30
Diell re

Korçë
15/25
Diell re

Gjirokastër
15/30
Diell re

Sarandë
19/33
Diell re