Aktualitet

Parashikimi i motit, e enjte, 30 maj 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa e me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash që vijnë në shtim nga orët e mesditës. Po ashtu, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme e me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht në juglindje e pjesërisht në lindje.

Nga orët e pasdites, reshjet e shiut do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë në zonat luginore pati në orët e mëngjesit, si dhe ka në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
18/24
Re shi diell

Kukës
16/23
Re shi diell

Lezhë
19/25
Re shi diell

Dibër
12/221
Re shi diell

Durrës
18/26
Re shi diell

Tiranë
19/27
Re shi diell

Elbasan
17/27
Re shi diell

Berat
16/27
Re shi diell

Vlorë
17/26
Re shi diell

Korçë
10/19
Re shi diell

Gjirokastër
11/26
Re shi diell

Sarandë
17/27
Re shi diell