Aktualitet

Parashikimi i motit, e enjte, 26 shtator 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash mesatare e kalimtare gjatë orëve të mesditës. Vranësirat pasohen me reshje lokale e të dobëta shiu në veriperëndim, përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Mjegullinë dhe shikim të reduktuar pati në orët e para të mëngjesit.

Era fryn e lehtë e me drejtim verilindje-juglindje, si dhe me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e në lugina, era fiton shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/26
Diell re shi (në male)

Kukës
13/25
Diell re

Lezhë
17/26
Diell re (në male)

Dibër
13/25
Diell re

Durrës
18/28
Diell re

Tiranë
19/28
Diell re

Elbasan
17/28
Diell re

Berat
18/29
Diell re

Vlorë
17/29
Diell re

Korçë
12/25
Diell re

Gjirokastër
15/28
Diell re

Sarandë
17/28
Diell re