Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel me masa ajrore të ftohta!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore. Moti mbetet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull/mjegullinë, si dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
1/16
Diell

Kukës
1/9
Diell

Lezhë
7/16
Diell

Dibër
-1/9
Diell

Durrës
6/20
Diell pak re

Tiranë
7/20
Diell pak re

Elbasan
6/18
Diell

Berat
5/20
Diell

Vlorë
9/18
Diell pak re

Korçë
-2/7
Diell pak re

Gjirokastër
6/20
Diell pak re

Sarandë
8/20
Diell pak re