Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel, 29 shtator 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët, në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, deri në orët e pasdites. Në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta si dhe në intervale afatshkurtra gjatë mesnatës reshje në formën  e stuhive. Lokalisht në relievet malore breshër.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit dhe gjatë rënies së reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era shfaqet intensive me shpejtësi 12-18m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.