Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel, 27 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata e me origjinë perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa hera-herës nuk mungojnë vranësira të larta dhe transparente kalimtare.

Mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era fryn  e lehtë e me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore fiton shpejtësi deri 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/25
Diell  pak re

Kukës
7/20
Diell  pak re

Lezhë
14/23
Diell  pak re

Dibër
7/20
Diell  pak re

Durrës
14/25
Diell  pak re

Tiranë
14/26
Diell  pak re

Elbasan
14/25
Diell  pak re

Berat
10/26
Diell  pak re

Vlorë
12/25
Diell  pak re

Korçë
5/19
Diell  pak re

Gjirokastër
6/25
Diell  pak re

Sarandë
13/24
Diell  pak re