Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel, 23 qershor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të nxehta falë thyerjes së lehtë që pritet të ketë  aktiviteti  i Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar vranësirat mesatare e në relievet malore e hera-herës të dendura nga orët e mesditës. Po ashtu ka sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, si dhe në relievet e larta malore, në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/36
Diell re

Kukës
21/34
Diell re

Lezhë
20/35
Diell re

Dibër
19/33
Diell re

Durrës
19/35
Diell

Tiranë
21/37
Diell

Elbasan
22/36
Diell re

Berat
20/36
Diell re

Vlorë
22/36
Diell

Korçë
19/31
Diell re

Gjirokastër
17/36
Diell

Sarandë
22/31
Diell