Aktualitet

Parashikimi i motit, 10 qershor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i masave ajrore të nxehta e të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Pati mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si edhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në ajër. Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim –  juglindje e me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, në orët e mesditës, era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive dhe me shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
22/34
Diell

Kukës
19/33
Diell

Lezhë
21/34
Diell

Dibër
19/32
Diell

Durrës
20/36
Diell

Tiranë
24/37
Diell

Elbasan
23/37
Diell

Berat
20/37
Diell

Vlorë
22/35
Diell

Korçë
19/34
Diell

Gjirokastër
19/36
Diell

Sarandë
22/35
Diell