Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 korrik 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton intensitet deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/35
Diell

Kukës
19/37
Diell

Lezhë
25/35
Diell

Dibër
17/36
Diell

Durrës
23/37
Diell

Tiranë
25/36
Diell

Elbasan
23/39
Diell

Berat
21/39
Diell

Vlorë
23/36
Diell

Korçë
18/35
Diell

Gjirokastër
19/36
Diell

Sarandë
24/36
Diell