Sport

Parashikimi i madh i Alfred Cakos, ja çfarë do të ndodhë në finalen e Euro 2024!

Spanjë-Angli është finalja e madhe e Europianit “Gjermani 2024”, e cila do të luhet në Berlin, të dielën e 14 korrikut, ora 21:00. Spanja, që në çerekfinalen e 9 korrikut mposhti Gjermaninë mikpritëse, rezervoi një biletë për në finale pas fitores 2-1 ndaj Francës, ndërsa Anglia shënoi në kohën e fundit duke mposhtur Holandën me rezultatin 2-1.

Spanja po synon një titull rekord të katërt në Europian, pas triumfeve në vitet 1964, 2008 dhe 2012. Kjo është hera e parë që nga viti 1996 që Spanja dhe Anglia takohen në një turne të madh. Yjet e rinj të Spanjës, Lamine Yamal e Nico Williams, si dhe talenti kryesor i Anglisë, Jude Bellingham, nuk kishin lindur ende në vitin 1996.

Alfred Cako ishte pjesë e panelit të emisionit “Top Arena” në Top Channel këtë të enjte. Në finalen e Euro 2024, Spanjë-Angli ai parashikon se fitues do të jenë spanjollët këtë Europian. Cako u shpreh:

Nuk mund të them se i kam ndjekur të gjitha ndeshjet, por pjesën më të madhe i kam parë, Shqipëria me miq, me shokë. Spanja ka treguar një agresivitet dhe një besim të zjarrtë në fitore. Pjesë e parë 1 me 1, pjesë e dytë 2 me 1 për Spanjën. Ky Yamali mendoj që do e bëjë ndonjë se ka nisur të ecë.