Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Prej javës së parë kanë marrë shumë vëmendje komentet e ish-bashkëshortit të Ledjonës në rrjete sociale, i cili është shprehur se Ledjona nuk e lejon ta takojë vajzën e tyre dhe se ka gënjyer se kanë komunikim dhe marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Për këtë Ledjona është pyetur gjatë spektaklit të së shtunës dhe ajo është shprehur se ato që ka thënë ish-bashkëshprti i saj nuk janë të vërteta.
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë në një lidhje direkte Jurgen Xoxa, ish-bashkëshorti i Ledjanës, i cili është pyetur përsëri për të sqaruar situatën. Ai tha se vajza nuk pranon që ta takojë, por shtoi se në fakt ajo viziton prindërit e tij.
Vajza nuk më takon në momentin që unë krijova një lidhje të re. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Ajo shkon tek prindërit e mi, por nuk do të më takojë mua. Më parë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, vajzën e mbaja unë kur Ledjona ishte në punë. Kishim marrëdhënie shuëm të mira dhe me Ledjonën para se unë të lidhesha me dikë tjetër. Nuk e di nëse e ka fajin Ledjona për këtë gjë.
Unë e kam pyetur Ledjonën pse nuk më afrohet vajza, por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duan që t’ia prishin se e kanë mbesë, nuk duan që ajo të mërzitet.
Kur unë bëra komentin, më shkruajti dhe më tha që më thoshin gjëra në shkollë. Ia shpjegova se isha shumë i revoltuar. Jam munduar ta afroj vajzën, doja që t’i organizoja festë për ditëlindje por ajo nuk erdhi. Ndarja ime me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim sepse ashtu erdhën ngjarjet. Nuk kishte lidhje me asgjë, as dhunë, as ofendime. Atë koment e bëra në gjendje të rënduar, isha i revoltuar. I kam kërkuar falje vajzës për atë që bëra.
Atë ditë që ka ndodhur kjo situatë, mua më kanë goditur. Nuk e kam dhunuar unë vjehrrin tim. Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese në telefon dhe nuk ndjek më asgjë. Ledjonën nuk e kam dhunuar asnjëherë, do kishte bërë denoncim po ta kisha bërë.
Mikja e Ledjona Xheladinaj, ndau sot me publikun në “Big Brother Fab Club” komunikimin që ka zhvilluar me vajzës e partneres së re të ish-partnerit të konkurrentes. Duke treguar një mesazh zanor në studio, Jonida Mukaj u shpreh se Jorgen Xoxi ka dhunuar edhe familjarët e partneres së re.