Provoni shëtitjen e mëngjesit përpara se të shkoni në punë dhe do të na falënderoni. Ecja në mëngjes para se të shkoni në punë do të rrisë ndjeshëm nivelet tuaja të energjisë. Sipas hulumtimeve, ushtrimet në natyrë për rreth 20 minuta i ofrojnë trupit më shumë vitalitet sesa kur ushtroheni në shtëpi. Përtej energjisë, ecja në mëngjes përmirëson edhe humorin tuaj, kontribuon në çlirimin e dopaminës dhe serotoninës.
Ecja me shpejtësi përpara punës ju ndihmon të menaxhoni shumë më mirë ngarkesën e punës që ju pret, duke u përballur me çdo detyrë apo problem që lind me përqendrim më të madh. ‘Mindfulness’ është një qasje gjithëpërfshirëse ndaj mendjes dhe trupit dhe përfshin ndjesitë tona fizike, mendimet dhe ndjenjat. Ecja e mëngjesit para punës ndihmon pikërisht për këtë, të vlerësoni këtu dhe tani me të gjitha shqisat tuaja.
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë ky zakon do t’ju duket çlirues. Një studim i fundit zbuloi se pjesëmarrësit që ishin të ekspozuar ndaj dritës natyrore nga ora 8:00 e mëngjesit deri në mesditë ishin në gjendje të flinin më mirë se ata që ecnin në periudha të tjera të ditës. Një rutinë mëngjesi do t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë ndryshimet sezonale të motit.
Edhe pse nuk janë vërtetuar shkaqet e vërteta të depresionit sezonal, mendohet se shfaqja e tij lidhet me mungesën e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit. Tani që shumica prej nesh janë me pushime zgjedhin detin si një nga vendet ku gjejnë qetësinë dhe pushojnë. Ka nga ata që gjatë kohës që janë në plazh zgjohen herët në mëngjes dhe bëjnë një ecje në breg. Pra një aktivitet tjetër i dobishëm për kohën e lirë për të cilin trupi juaj do t’ju falënderojë që është ecja zbathur në rërë. Pse duhet të ecni zbathur në rërë? Zbuloni duke klikuar në këtë link.