Health & Beauty

Para se të nisni bashkëjetesën, ja çfarë duhet të diskutoni me partnerin tuaj…

Që bashkëjetesa në çift të funksionojë, si çdo gjë tjetër kërkon “rregulla”. Thënë më butë, ca diskutime serioze që ju shpëtojnë nga debatet që s’i shmang dot sapo zgjohesh nga periudha e mjaltit. Për ç’lloj rregullash po flasim?

1. Pyesni veten pse doni të jetoni bashkë?

Para se të nisni një tjetër etapë në jetën tuaj, qartësoni veten dhe partnerin pse po e merrni një vendim të tillë. Është një përfitim i shtuar për çiftin tuaj apo nevojë për këtë lidhje? Shumë njerëz mendojnë se duke nisur bashkëjetesën, lidhja do t’i përmirësohet, por në fakt nuk ndodh kështu. Të bashkëjetosh do të thotë më shumë përpjekje, më shumë tolerancë, më pak egoizëm dhe më shumë qëllime të përbashkëta.

2.Financat

Para se të jetoni bashkë, është mirë të bëni një diskutim të gjatë prej të rriturish në lidhje me menaxhimin e parave. Jeni të dy në punë, por tani duhet të mendoni sesi do ndahen paratë. Sa do të jetë kontributi i secilit për buxhetin e përbashkët, për kursimet, për shpenzimet e shtëpisë, etj, etj, etj. Ky diskutim i bërë para bashkëjetesës do t’ju kursejë shumë energji dhe zënka të paevitueshme.

3. Punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë e secilit

Të jetosh me dikë kërkon përpjekje të vazhdueshme, kompromis dhe tolerancë. Eshtë shumë e shëndetshme që ti dhe ai të bëni një bisedë për ndarjen e punëve të shtëpisë, pazareve, gatimeve, apo kujdesin ndaj qenit/maces nëse keni.

4. Zakonet dhe veset që ju karakterizojnë

Si çdo njeri në botë, secili prej nesh ka diçka që e dallon në rutinën e tij të përditshme. A përputhen zakonet tuaja të gjumit? A do ta ndryshonte bashkëjetesa jetën tuaj seksuale? Sa të fiksuar pas pastërtisë jeni ju? Po ata? Bëni mirë ta diskutoni paraprakisht që surpriza të mos jetë aq e pakëndshme për partnerin