Health & Beauty

Para ose pas ngrënies së mëngjesit? Stomatologia ju tregon se kur duhet t’i lani dhëmbët!

Së fundmi është ngritur një diskutim se a duhen larë dhëmbët para apo pas ngrënies së mëngjesit. Stomatologia, Maria Rubio, e cila punon në një klinikë në Madrid, ka dhënë këshillën e saj se kur duhem larë dhëmbët. Eksepertja rekomandon që të lani dhëmbët para se të hani mëngjesin, duke argumentuar pse. Ajo shpjegoi se ndërsa ne flemë, goja jonë përjeton një reduktim të rrjedhës së pështymës, duke i lejuar bakteret të rriten më lirshëm.

Natën, fluksi i pështymës tonë është shumë më i ulët dhe kjo do të bëjë që në mëngjes kur zgjohemi, bakteret të jenë në kulmin e tyre. Kjo baktere ushqehet me mbetjet e ushqimit që ne hamë, duke prodhuar acide të cilat mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të nxisin lezione të tilla si kavitetet e frikshme. Nëse hamë mëngjes, ne i ushqejmë ato baktere, duke i bërë ato shumë më aktive dhe duke gjeneruar acide që do të jenë të dëmshme për dhëmbët tanë, duke nxitur kështu lezione si kavitetet. Prandaj, është shumë më mirë të lahen para se të hamë mëngjes.

Ndërkaq, një zhvillim i ri në fushën e mjekësisë dhe stomatologjisë po ofron shpresë për ata që kanë humbur dhëmbët. Shkencëtarët japonezë, të udhëhequr nga Katsu Takahashi në Spitalin Kitano, kanë zhvilluar një ilaç që mund të rrisë dhëmbë të rinj. Ky ilaç funksionon duke bllokuar një proteinë të quajtur USAG-1, e cila natyrshëm frenon rritjen e dhëmbëve.

Kur kjo proteinë ndalohet dhe nxitet rritja e kockës dhe e dhëmbëve, duke ofruar mundësinë e rigjenerimit të dhëmbëve të humbur. Testet në kafshë si miu kanë treguar se ilaçi është i sigurt dhe efikas, duke mos shkaktuar efekte anësore serioze. Ky rezultat ka ngritur shpresa për përdorimin e tij tek njerëzit, pasi struktura e proteinës USAG-1 është shumë e ngjashme (97%) tek kafshët dhe njerëzit.

Studimi më i ri ka treguar që humbja e dhëmbëve ka lidhje të madhe me stresin ndaj të cilit çdo ditë ekspozohemi. Ky stres përfshin përvojat shoqërore, emocionale dhe ekonomike, por edhe sëmundjet kronike, gjendjet gjenetike dhe kushtet jetësore. Hulumtimi i publikuar në revistën “Periodontologu 2000” ka treguar që njerëzit të cilët deri në moshën 65 vjeç kanë hequr 5 e më shumë dhëmbë kanë pasur rrezik dukshëm më të madh për ekspozim ndaj sëmundjeve serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti dhe osteoporoza.