Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Roza dhe Ledjona kanë qenë nga banoret më të komentuara, teksa tashmë dy vajzat janë grindur ashpër me njëra-tjetrën. Banorët e tjerë kanë tentuar të qetësojnë situatën, e cila ishte tej mase e tensionuar.
Ledjona: E ke thënë dhe e ke thënë me vetëdije të plotë.
Roza: Nuk po them nuk e kam thënë. Po them nuk e mbaj mend.
Ledjona: E thanë të gjithë dhe hidhet më pas Roza
Roza: Ti kapesh pa të thënë gjë. Duke qenë mirë e bukur. Ti kalon dhe të ofendon.
Ledjona: A ka mundësi të ikësh?
Roza: Nuk dua fare të iki. Mu para fytyrës do të të rri dhe do të t’i shtyp të gjitha butonat.
Ledjona: Kush je ti?! Seriozisht e ke
Roza: Kush jam unë?! Ke për ta parë
Ndërkohë, gjatë një bisede, Roza ka përmendur ish-partnerin, duke u shprehur se nuk do donte më të kishte një lidhje me një person të famshëm.