Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banori Jul Deda ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale pas përfundimit të këtij edicioni. E së fundmi ka postuar një foto të tij në vitin 1997 duke e krahasuar me një foto të tij të këtij viti.
Para dhe pas kredise…!
View this post on Instagram
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Julian Deda krijoi miqësi me disa nga vajzat konkurrente. Më afër qëndrroi me Ledjona Xheladinajn dhe Erjola Doçin. Nga ana tjetër, Deda ka ndarë me mijëra ndjekësit e tij një foto në “Instagram” me dy vajzat. Por vëmendjen më të madhe në këtë foto e mori komenti i ish-banores Rike Roçi.