Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e sotme Romeo, Vesa dhe Arta kanë marrë një surprizë shumë të bukur nga një prej ish-banorëve, Ervin Gonxhi. Në kohën kur Ervini ka qenë pjesë e shtëpisë, të katërt ata kanë kënduar një këngë dedikuar nënës, teksi i së cilës ka qenë shkruar nga Romeo. Ervini ka dashur ka realizojë këtë këngë dhe në shtëpi sot ajo është vendosur në sfond. Një surprizë shumë e bukur, e cila i ka emocionuar shumë dhe madje të tre banorët kanë shpërthyer në lot.
Këngën e plotë mund ta dëgjoni këtu:
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Kutia e parë e Pandorës në këtë sezon, u bë një tjetër shkak debati, teksa Graciano çoi direkt në nominim Heidin, Lisin dhe Romeon.
Ky nominim ‘ka ndezur gjakrat’ në “BBV3”, me Romeon shumë të nxehur teksa është ndjerë i shenjëstruar me këtë nominim. Çfarë do i ngelë atij peng po doli?! Ja si u shpreh banori.