Bota

Papa Françesku u kërkon priftërinjve të shkurtojnë fjalimet e tyre për këtë arsye…

Papa Françesku ka deklaruar së fundmi se priftërinjtë duhet të jenë konciz dhe të flasin për një maksimum prej tetë minutash për të parandaluar anëtarët e kongregacionit të dremisin. Predikimi, ose mesazhi i thënë nga kremtori gjatë shërbimit të kishës duhet të jetë i shkurtër; një imazh, një mendim, një ndjenjë. Papa shtoi se:

Nuk duhet të zgjasë më shumë se tetë minuta sepse pas kësaj kohe vëmendja humbet dhe njerëzit bien në gjumë dhe ata kanë të drejtë. Ndonjëherë priftërinjtë flasin shumë dhe ju nuk e kuptoni se për çfarë po flasin.

Një predikim në një shërbesë katolike romake zakonisht pason një lexim nga Bibla dhe përdoret për të shpjeguar mesazhin që u lexua gjatë atij shërbimi. Së fundmi Papa Françesku është vendosur në qendër të kritikave për shkak të një deklaratë të tij kundër homoseksualëve në shkollat priftërore. Duke folur në një takim me peshkopët në Romë, nëse homoseksualët duhet të pranohen apo jo në seminare ku priftërinjtë e ardhshëm trajnohen, Papa Françesku u përgjigj duke thënë se “tashmë ka mjaft prani homoseksuale”, duke përdorur termin “frociaggine” (pederastë), i cili konsiderohet term ofendues. Kjo ka bërë që shumë qytetarë në Itali të dalin kundër Papës.

Nëntorin e kaluar u vendos që homoseksualët mund të pranoheshin në seminarët për priftërinj për sa kohë që ata nuk kishin një jetë seksuale, por ky vendim u bllokua nga Papa Françesku. Së fundmi Vatikani ka lëshuar një paralajmërim të fortë kundër ndryshimit të gjinisë, duke thënë se çdo ndërhyrje e tille kërcënon dinjitetin e çdo personi. Paralajmërimi është publikuar në një dokument të ri të nënshkruar dhe miratuar nga Papa Françesku. Pas polemikave për deklaratat për homoseksualët, në një seminar Papa tha se thashethemet janë për gratë.