Papa Françesku, ka njoftuar se do nxjerrë një dokument të ri për mbrojtjen e natyrës. Sipas tij, po e bën këtë sepse po zhvillohet një luftë e tmerrshme globale kundër mjedisit. Duke folur në seancën e përgjithshme të së mërkurës, Françesku tha se dokumenti do të lëshohet më 4 tetor, ditën e festës së Shën Françeskut të Asizit, shenjt mbrojtës i mjedisit.
Do të jetë një vazhdim i enciklikës së tij me ndikim papnor në 2015, e cila foli për nevojën për të mbrojtur mjedisin nga rreziqet dhe sfidat e ndryshimeve klimatike dhe për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. Papa ka thënë se:
Dokumenti i ri do të jetë një përditësim i “Laudado Si” të vitit 2015 me çështje aktuale. Natyra është një dhuratë të shenjtë nga Krijuesi. Duhet t’i japim fund luftës së pakuptimtë kundër shtëpisë sonë të përbashkët, është një luftë e tmerrshme botërore.
Tetë vitet që nga botimi i “Laudado Si”, komuniteti global ka parë një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit: valë të nxehtit më intensive dhe të zgjatura, zjarre më të shpeshta në pyje, uragane më të forta. Papa Françesku tha muajin e kaluar se këto fenomene tregojnë se nevojiten veprime më urgjente për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe u bëri thirrje liderëve botërorë:
Të bëjnë diçka më të prekshme për të kufizuar emetimet ndotëse.
Ai tha se dokumenti i ri do të jetë një nxitje apostolike, një formë tjetër e dokumentit papal. Pasi u botua “Laudado Si”, disa katolikë konservatorë së bashku me lëvizjet politike konservatore dhe interesat e biznesit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, kritikuan ashpër Papën për mbështetjen e pikëpamjes së shumicës së shkencëtarëve, që thonë se ngrohja globale është të paktën pjesërisht e shkaktuar nga njeriu.