Bota

Pandemia rrëzon qeverinë Conte në Itali

Pandemia rrëzon qeverinë Conte në Itali, Matteo Renzi tërheq dy ministra nga qeveria e Giuseppe Contes.

Ish kryeministri përmes një qëndrimi zyrtar bëri të ditur se kriza e pandemisë nuk zgjidhet përmes mesazheve në rrjete sociale dhe me populizma.

Meqenëse pandemia është një fakt, edhe sjellja ndaj saj duhet të jetë një fakt. Rregullat demokratike duhet te zbatohen, kushtetuta nuk është një histori në Instagram.

Ish kryeministri thotë se kanë pergjegjesinë të zgjidhin problemet, jo t’i fshehin ato. Tani i takon presidentit Matarella të gjejë emrin që do të ngarkohet me formimin e qeverisë së re.