Pandemia e Covid-19 ndikoi negativisht në arsim. Mbyllja e shkollave dhe kthimi i mësimit online, duket se nuk dha rezultate të mira vecnërisht për nxënësi në arsimin fillon në në europë, përfshirë dhe Shqipërinë.
Eskpertë e Organizatës botërore të shëndetësisë në studimin që kanë bërë mbi sjelljet e fëmijëve në moshë shkollore, kanë nxjerr në parë edhe rënien në mësime të tyre.
Kanë qenë prindërit ata që kanë bërë vlerësimin për të vegjëlit e tyre se si kanë ecur me mësimë gjatë viteve të pandemisë.
Ajo cfarë rezultoi ishte se 17,1% e fëmijëve Shqiptarë kanë ulur rezultatet në mësime.
Shqipëria renditet në vendin e 9 mes mes 17 shteteve që mblodhën të dhëna mbi këtë fenomen.
Më herët edhe raporti i Pisa vuri në dukje se gjatë pandemisë, edhe 15 vjecarët pësuan rënie të rezultateve në mësime. Duke bërë që Shqipëria të renditej e 62-ta mes 80 vendeve në botë për nivelin më të ulët të njohurive të nxënësve në matematikë, lexim dhe shkenca.