Art Basel është një nga panairët më të njohur dhe më të rëndësishëm për artin bashkëkohor në botë. Ky event ndodh çdo vit në tri qytete të ndryshme; Basel në Zvicër, Miami Beach në Floridën e SHBA-së dhe Hong Kong. Art Basel u themelua për herë të parë në vitin 1970 nga galeristët Ernsr Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt, me synimin për të sjellë së bashku botën e galerive, koleksionistëvet artistë dhe dashamirës të artit.
Art Basel tërheq mijëra vizitorë çdo vit, përfshirë galeristë të shquar, artistë, koleksionistë, kuratorë dhe kritikë arti. Panairi lejon galeritë të prezantojnë veprat e artistëve të tyre dhe është një platformë që mundëson shitjen e artit.
“Art Basel”, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, nëpërmjet një postimi në FaceBook. Ai shkroi:
“Art Basel”, panairi më i madh dhe më i njohur i artit në botë, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë.