Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë të Kosovës. Një person ka qëlluar me armë brenda një lokali duke lënë të vdekur një person e duke plagosur një tjetër.
Ndërkohë në pamje shihet dhe i riu pajetë, që qëndron i ulur në karrige brenda në lokal.
Personi i dytë i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka ndërruar jetë, duke e çuar bilancin në dy të vrarë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.
Gashi tha se personi i plagosur ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës, gjë që u konstatua nga mjeku kujdestar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës, shkruajnë mediat e Kosovës.
Pas aktit, autori është vetëdorëzuar në polici, ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.
Në mediat e Kosovës ka nisur të qarkullojë një foto dhe identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme.
Dyshohet se ai është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar në Klinë, 21-vjeçari Adrian Hoti.
Ai është arrestuar mbrëmjen e sotme, nën pretendimin e autorësisë së vrasjes së dyfishtë në ambientet e një lokali në Klinë.