Bota Botë e Çuditshme

Pamje të pabesueshme nga Luiziana, peshkatari bëhet dëshmitar i delfinëve të rrallë rozë!

Thurman Gustin ka peshkuar përgjatë një lumi në Cameron Parish, Luiziana, për më shumë se 20 vjet. Por, së fundmi, ai hasi në diçka që nuk e kishte parë kurrë më parë, dy delfinë të rrallë rozë.

Amerikani tha se atje ka gjithmonë delfinë, por që ky lloj e ka surprizuar atë, madje njërin prej tyre arriti ta kapte në video. Ai u shpreh për mediat:

Teksa po lundronim, vura re diçka nën që e dija se nuk ishte normale. Unë e ndala varkën dhe doli ky delfin i bukur rozë.

Gustin shtoi se reagimi i tij i parë kur e pa ishte se duhej ta filmonte me patjetër për t’ia treguar të tjerëve se çfarë kishte parë. Delfini ishte në mesin e disave të tjerëve që notonin aty, deklaroi ai, duke shtuar se më i madhi që filmoi nuk ishte i vetmi aty.

 Edhe një delfin i vogël rozë notonte bashkë me të. E dashura ime vërejti gjithashtu dallimin në madhësi.