Bota

Pamje mahnitëse nga ‘superhëna’ e mbrëmjes së 17 shtatorit!

“Superhëna” mbrëmjen e 17 shtatorit ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm hënor. Ajo mund të shihej më e plotë dhe e shndritshme mbrëmjen e së martës. “Superhënat” ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj. Gjithashtu një eklips i rrallë dhe i pjesshëm hënor u pa të ndodhte mbrëmjen e djeshme.

Eklipsi ndodhi me rreth 4% të diskut të Hënës të mbuluar në errësirë, ky eklips ishte i dukshëm në të gjithë botën. Por, pamjet më të qarta u kapën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eklipsi ishte i dukshëm edhe në Amerikën Latine, Evropë dhe Afrikë, si dhe në pjesë të vogla të Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Hëna e plotë e këtij muaji e njohur ndryshe edhe si Hëna e Harvest është hëna e dytë nga katër “superhënat” e këtij viti. Eklipsi i ardhshëm do të jetë në muajin Gusht të vitit 2026, i cili do të jetë i veçantë pasi rreth 96% e Hënës do të jetë në hije.

Gloucestershire

Weston

Nanjing në provincën lindore Jiangsu të Kinës

Kansas

Beirut

Stamboll

Venezuelë

Los Angeles