Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Pamela Anderson vjen me koleksionin e ri të rrobave të banjos “Frankie Bikinis”!

Aktorja e njohur Pamela Anderson ka veshur sërish kostumin e kuq të Baywatch pas 30 vitesh. Aktorja zgjodhi këtë mënyrë për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës. Koleksioni do të quhet “Frankie Bikinis” dhe do të prezantohet më 4 maj kur ylli i Baywatch do të kujtojë edhe një herë rolin që e bëri të famshme për publikun. “Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që unë di shumë kur bëhet fjalë për rrobat e banjës”,-tha Pamela Anderson për Vogue.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pamela Anderson (@pamelaanderson)

Aktorja ka ndarë një foto në rrjetin e saj social Instagram. Kujtojmë se edhe pse ishte roli që e bëri të njohur në botë dhe i dha titullin si “aktorja femër më seksi”, Pamela Anderson fillimisht nuk donte ta pranonte rolin. Më konkretisht, rolin Anderson e ka refuzuar 11 herë.

Aktorja e njohur ka zbuluar shumë për jetën e saj në dokumentarin e quajtur “Pamela, A Love Story”. Ylli i filmave ka sjellë në vëmendje atë që ka përjetuar në vitet 1990. Në një intervistë të re me CBS Sunday Morning 56-vjeçarja tha se kaseta seksuale që ajo bëri me bashkëshortin Tommy Lee në 1995 ishte thjesht një argëtim i pafajshëm mes dy njerëzve të lumtur. Por bërja publike e asaj kasete ishte problemi i vërtetë.