Fashion

Palltot që duhet të vishni me patjetër këtë sezon!

Kur vjen puna për të investuar në një pallto të re, këto janë stilet më të mira për t’u veshur tani dhe për t’u veshur për vitet në vijim:

Pallto me lëkurë dele

Palltoja super e butë ‘Caprina’ e Utzon-it dhe versioni i zi i Nour Hammour do të funksionojnë me gjithçka në veshjet tuaja, ndërsa stili i bardhë i Toteme është mrekullia vet.

Palltoja me rrip në bel

Palltoja është një opsion ideal dimëror i garantuar të jetë një element kryesor që lartëson veshjet tuaja të përditshme. Forma e gjerë është e përshtatshme për të vendosur një rrip në bel për një pamje më të relaksuar. Sain Laurent, The Row, Leset kanë palltot më IN të momentit.

Palltoja over size

Janë të lezetshme dhe komode. Palltot e Ganni, Agolde, Mackage janë idealet.

Pallto lëkure

Lëkura ka ardhur me të vërtetë si një element kryesor dhe ofertat e këtij sezoni shkojnë përtej xhaketës klasike të motorrit. Shikoni modelet e Saint Laurent, Yves Salomon, Nour Hammour dhe do të gjeni atë që dëshironi.

Pallto me përmasa të mëdha

Një pallto me përmasa të mëdha rafinon menjëherë një veshje. Shikoni modelet nga The Row, Ganni, Saint LAurent dhe Madga Butrym.

Pallto që bën diferencën në gardërobën tuaj

E kush nuk e do një pallto të tillë?! Shikoni modelet e Ami Paris, Valentino Garavani, Acne Studios.

Pallto me rrip

Shikoni modelet e Max Mara, Saint Laurent, Loro Piana dhe Yves Salomon.