Celebrities Gossip Showbiz

“Pallati po fsheh diçka, kam dëgjuar gjëra alarmante…”/Piers Morgan trondit me deklaratën për Kate Middleton!

Piers Morgan ka komentuar teoritë e konspiracionit rreth Kate Middleton duke thënë se ai ka dëgjuar gjëra alarmante. Prezantuesi britanik fillimisht pohoi në emisionin e tij “Uncensored” se princesha ishte mirë, por më vonë theksoi se pallati mbretëror po fsheh diçka. 58-vjeçari tha se:

Kam dëgjuar shumë histori dhe nëse gjysma e tyre janë të vërteta, është mjaft alarmante ajo që po ndodh. Nuk di çfarë të besoj.

Gazetari thekson se nuk mund të konfirmojë nëse ajo që zbuloi është e vërtetë, por gjithashtu pyeti veten pse Kate po redaktonte fotot me ‘photoshop’ ndërsa po rikuperohej nga operacioni abdominal. Kujtojmë se princesha e Uellsit e gjeti veten në qendër të teorive të çuditshme konspirative pasi publikoi një foto të edituar për ‘Ditën e Gruas’. Herën e fundit që ajo u shfaq në publik ishte në Krishtlindje dhe në janar ajo bëri një operacion abdominal. Kate tha se pritet të kthehet në detyrat zyrtare vetëm pas Pashkëve.

Së fundmi John Oliver, prezantues i emisionit britanik, ka bërë disa komente spekuluese për Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, duke thënë me shaka se ka mundësi të ketë vdekur 18 muaj më parë. Këto komente ai i bëri gjatë një paraqitjeje në emisionin “Watch What Happens Live” mes raportimeve të vazhdueshme në media për mungesën e dukeshës në publik. Princesha thuhet se u shfaq së fundmi në krah të Princit William.

Kate nuk pritej të shfaqej në publik deri pas Pashkëve, pasi kishte bërë një operacion abdominal dhe qëndroi dy javë në një spital privat në Londër. Por ajo u fotografua duke dalë nga Kështjella e Windsorit së bashku me Princin William. Kate u pa gjithashtu në sediljen e pasagjerit të një makine të tipit ‘Audi 4×4’, të cilën po e drejtonte nëna e saj, Carole Middleton, afër Kështjellës së Windsorit.