Kryeministri Rama në takimin me shqiptarët në SHBA lajmëroi se shumë shpejt do të prezantohet paketa e maleve, një mbështetje për shqiptarët që do duan të investojnë në vendlindje.
“Do publikojmë program të ri për zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona. Paketa e maleve, të gjithë atyre që janë në emigracion dhe duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave, detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Thirrja për shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe në Europë, nuk është ktheheni përgjithmonë, por po të investoni kursimet në Shqipëri, te shtëpia e gjyshit për ta kthyer në argotizëm, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit se nga ai që u jep punë këtu dhe që ju paguan me një rrogë. Kështu flasin shifrat e gjithë atyre që kanë filluar ta bëjnë atë gjë.
Kush e ka një tokë të trashëguar sidomos në veri të Shqipërisë bën një investim të madh. Sa i përket titujve të pronësisë, do kenë mbështetjen tonë të menjëhershëm edhe titullin e marrjes së tokës në përdorim e për ta gëzuar më pas për gjithë jetën” tha Rama.
Pas Athinës dhe Milanos, kryeministri Edi Rama vijon sot turin e takimeve me diasporën në New York.
Rama po zhvillon takim me qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.
Ky takim në New York vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.
“Të shtunën 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, u shpreh ai më parë.
Në javën e parë të nëntorit, turi i kryeministrin me diasporën do të vijojë me shqiptarët në Selanik.