Celebrities Live From Tirana

“Pak veta kam parë aty që të kenë një plan B…”/Ina Gjonçi komenton lojën e banorëve të “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio aktorja Ina Gjonçi. Si e ka parë Ina edicionin e dytë të “BBV”? A i ka ndjekur Ina Primet e së martës dhe së shtunës? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, çfarë mendon Ina se i ka munguar formatit të “BBV” këtë vit?

Bisedat mes banorëve kanë qenë shumë bazike pra në kuptimin bardh e zi. Shoqëria jonë vuan nga gjykimi i gjërave bardh e zi. Besoj që këtë vit kam parë që kjo është e bardhë, kjo është e zezë dhe këto janë koncepte që në mënyrë të ngadaltë ti propozon mini modele të vogla komunikimi në një vend si ne që vuan nga komunikimi. Njeriu që është në divanin e shtëpisë dhe mendon se ka fatin e tyre në dorë e ka më të lehtë të përcaktojë një model. Aty ka VIP-a por ka edhe njerëz që duan të promovohen. Se kuptoj këta që thojnë ‘pse VIP është ky’, jo nuk është por do të bëhet.

Çfarë ndodh me famën pas “BBV”?

Varet se si do e menaxhojnë veten. Pak veta kam parë aty që të kenë një plan B, i kam parë vetëm pas çmimit. Institucione të ndryshme do iu ofrojnë mundësi por se çfarë bëjnë ata varet nga ata. Mendoj që 2, 3 ose 10 persona do të mbijetojnë pas “BBV”. Kërkon shumë guxim të futesh aty brenda sidomos kur ke edhe një karrierë. Në momentin që ti vendos dhe futesh aty e ke menduar shumë mirë kështu që ja vlen.