Dysheku që përdorni çdo ditë është mjedisi perfekt për grumbullimin e papastërtive dhe baktereve. Ndërrimi i çarçafëve nuk mjafton për një pastrim të duhur, pasi pluhuri, papastërtitë, djersa dhe lëngjet e tjera trupore kalojnë nëpër çarçafë dhe përfundojnë në dyshek. Megjithatë, ne do t’ju tregojmë një video që do të zbulojë një mënyrë të thjeshtë për t’i zhdukur ato!
Besoni apo jo, gjithçka që ju nevojitet për të pastruar dyshekun tuaj është pak sodë buke, pasi është jashtëzakonisht efektive në vrasjen e baktereve. Fshijeni dyshekun tërësisht dhe më pas spërkatni sodë buke në të gjithë sipërfaqen. Soda e bukës do ta dezinfektojë atë në mënyrë efektive dhe pastrimi me fshesë me korent do të thithë pluhurin e grumbulluar. Pas pak, shtoni ndonjë vaj esencial në ujë dhe spërkatni dyshekun, për t’i dhënë një erë të këndshme!
Për më shumë, shikoni videon më poshtë:
Dyshekët janë një nga ato gjëra që zakonisht nuk i kushtojmë vëmendje apo nuk investojmë. Por sipas një sondazhi, ne kalojmë gati gjysmën e jetës sonë të shtrirë në krevat. Duke marrë parasysh këtë, ne duhet të fillojmë të mendojmë për rëndësinë e të pasurit një dyshek të mirë për të fjetur veçanërisht pasi shtretërit luajnë një rol të madh në mirëqenien tonë. Mësoni në këtë artikull se pse dyshekët kanë rëndësi dhe pse investimi në to vlen çdo qindarkë.