Së fundmi, muzikanti i njohur Travis Barker u dërgua me urgjencë në spital dhe partnerja e tij Kourtney Kardashian ndodhej pranë tij. Bateristi i Blink-182 u fotografua i shtrirë në një barelë jashtë Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, ndërsa Kourtney e ndiqte në këmbë. Ekipi i sigurisë së saj ishte me një Range Rover të zi, duke ndjekur ambulancën ndërsa mbërritën në spital.
Ky problem i fundit shëndetësor i Travis, vjen disa muaj pasi ai dhe Kourtney kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, me një ceremoni romantike në Portofino. Sipas një rrëfimi, bateristi i Blink-182 vuan nga nevralgjia trigeminale. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.
Zakonisht ndodh në sulme të shkurtra, të paparashikueshme që mund të zgjasin nga disa sekonda deri në rreth 2 minuta. Sulmet ndalojnë aq befas sa fillojnë. Në shumicën e rasteve, nevralgjia trigeminale prek vetëm njërën anë të fytyrës, me dhimbje që zakonisht ndihet në pjesën e poshtme të fytyrës.
Herë pas here dhimbja mund të prekë të dy anët e fytyrës, edhe pse jo zakonisht në të njëjtën kohë. Barker i rrëfeu Joe Rogan se kishte nevralgji trigeminale gjatë një interviste.
Kam Neurolgjinë Trigeminale. A keni dëgjuar për të? Është më e keqja. Quhet sëmundja e vetëvrasjes.
Nga miqtë te të dashuruarit, në fund burrë e grua. Historia e Kourtney Kardashian, më e madhja e klanit Kardashian dhe muzikantit Travis Barker, është një histori që nuk filloi me dashuri. Miq prej vitesh, të dyve iu deshën disa martesa dhe lidhje të dështuara për ta parë njëri-tjetrin në një dritë të re dhe tani, ata po e lënë këtë dritë të tyre të shkëlqejë. E gjitha njohja e Travis me Kourtney…