Futbollisti Neymar u bë së fundmi baba për herë të dytë. Ai mirëpriti në jetë, vajzën e tij me modelen Bruna Biancardi. Dyshja kanë vendosur që ta quajnë vogëlushen Mavie, teksa nuk i kanë kursyer edhe fjalët e ëmbla me anë të një postimi në Instagram. Mesa duket, pasi vogëlushja ka lindur lidhja mes Neymar dhe Bruna Biancardi ka marrë fund.
Lajmi për përfundimin e romancës vjen nga gazetari Thiago Sodré, nga ‘Correio Braziliense’. Sipas tij, mes të dyve tashmë ka vetëm një marrëdhënie për të rritur vajzën e tyre. Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë nga sulmuesi. Marrëdhënia e dyshes ka qenë objekt i vëmendjes së vazhdueshme mediatike për shkak të distancës që i ndan shpesh, për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.
Së fundmi, Biancardi ndau një mesazh të fshehtë përmes InstaStory-ve të saj në Instagram ku lë miliona ndjekës të saj të intriguar dhe mjaft të habitur dhe duke spekuluar për statusin e marrëdhënies së saj me futbollistin. Rikujtojmë, se dyshja filluan të takoheshin në prill të vitit 2022. Neymar dhe Biancardi njoftuan shtatzëninë në prill me një postim special në Instagram. 31-vjeçari ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas.
Futbollisti e tradhtoi Bruna-n në Rio konkretisht ditën e Shën Valentinit dhe më pas 29-vjeçarja vendosi rregulla për tradhtinë e tij. Sipas informacioneve të konfirmuara nga kolumnisti Erlan Bastos, Neymar ishte i lirë të flirtonte dhe madje të bënte seks me femra të tjera, por për këtë kishte 3 kushte. “Ai duhet të jetë i matur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në buzë”-kishte shprehur Bruna.