Së fundmi këngetarja e njohur Rosalia dhe Jeremy Allen White kanë nxitur thashethemet për romancë. Ylli i “Bear” dhe këngëtarja spanjolle u panë bashkë në atë që dukej të ishte një takim romantik në Los Angeles. Pasi darkuan jashtë, dyshja u kapën për dore teksa kalonin nëpër parkingun e një restoranti dhe hipën në të njëjtën makinë. Këto foto vijnë disa javë pasi dyshja ndezën për herë të parë spekulime për romancë në fund të tetorit, kur ata shkuan në një treg në Los Angeles.
White dhe Rosalia u panë gjithashtu të përqafuar përpara se të ndaheshin nga njëri-tjetri. Përpara se të lidhej me White, Rosalia dhe ish i fejuari i saj Rauw Alejandro konfirmuan se ishin ndarë pas dy vitesh lidhje. Sa i përket White, ish-gruaja e tij, aktorja e “Californication”, Addison Timlin, paraqiti kërkesën për divorc në maj pas tre vitesh martesë.
Ndërkaq, sapo u konfirmua ndarja e Rosalias nga Rauw, emri i modeles kolumbiane Valeria Duque filloi të përmendej si personi i tretë në lidhje, por portorikani doli shpejt për të mbrojtur veten. Megjithatë sipas ‘Marca‘, një mik i Rauw Alejandro foli për programin ‘Socialite’ të Telecinco për të ndarë disa detaje mbi ndarjen.
Ai pretendon se ekipi i Rosalias mendonte se Rauw “po e ulte atë një shkallë”, pasi artistja synonte të bënte një hap në Hollywood në një moment.
Ata duan ta kthejnë karrierën e saj, e shohin atë si një yll të madh dhe mendojnë se Rauw nuk është në nivelin e saj. Ai ishte një pengesë për projektet e saj sepse Rosalia konsultohej me të për gjithçka. Raul i ka kaluar këto ditë me familjen e tij dhe nuk ka dalë për të flirtuar siç është thënë. Ai madje është i turpshëm. Në fakt, nëse do të kishte qenë dikush jobesnik, do të ishte ajo, jo ai.