Celebrities Gossip Showbiz

Pak pas ndarjes nga Olivia Wilde, Harry Styles gjen “ngushëllim” diku tjetër…

Këngëtari i njohur Harry Styles thuhet se po takohet me një vajzë misterioze pas ndarjes së tij nga Olivia Wilde. 29-vjeçari dhe aktorja 38-vjeçare, kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin në nëntor të vitit të kaluar pasi zbuluan se kishin prioritete të ndryshme. Ndërkaq, ylli i “One Direction” ka vazhduar romancën me dikë tjetër.

“Harry po takohet me dikë. Ai po bën përpjekje të mëdha për të mbajtur privat identitetin e saj pas marrëdhënies me Olivian”, tha një burim për The Mirror. “Por të afërmit e tij e dinë të gjithë për romancën. Edhe pse është herët, gjërat duket se po shkojnë mirë”. Në nëntor të vitit që shkoi u zbulua se Harry dhe Olivia ishin ndarë pas dy vitesh së bashku.

Revista People pretendoi se ylli i popit dhe aktorja amerikane po ‘bënin pushim’ nga romanca e tyre për shkak të prioriteteve të ndryshme. Pavarësisht ndarjes, ata kanë mbetur miq të mirë. Rikujtojmë, se Harry Styles ka bërë një rrugë të gjatë që nga debutimi në “The X Factor” të Britanisë në vitin 2010, veçanërisht kur bëhet fjalë për modën. Në këtë artikull, ne do të përshkruajmë evolucionin e veshjeve të tij dhjetëvjeçare. Klikoni për të zbuluar më shumë.

Ndërkaq, fansat e këngëtarit u ‘çmenden’ nga transformimi i fundit i tij, që u shndërrua në një sirenë për videoklipin e ri. 29-vjeçari erdhi si një krijesë gjysmë njeri dhe gjysmë peshk për këngën e tij “Music For A Sushi Restaurant”. Videoja fillon me tre peshkatarë që gjejnë e Harry-n në plazh. Ata e marrin atë në restorantin e tyre të sushit, por para se ta presin dhe ta gatuajnë, ai nis të këndojë këngën e tij.