Aktualitet

Pak para stuhisë së shiut, përfshihet nga flakët stadiumi “Niko Dovana” në Durrës!

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Zjarri mësohet se ka rënë në shkallët ballore të tribunës, ku kanë shkuar zjarrfikësit dhe kanë vënë nën kontroll flakët. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, teksa edhe policia ndodhet në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, pak çaste më pas kanë nisur dhe reshjet e shiut dhe erë e fortë edhe në qytet.