Celebrities Gossip Showbiz

Pak para finales së madhe, Graciano i jep fund rrugëtimit në Big Brother Vip!

Graciano i jep fund rrugëtimit në Big Brother. Në një televotim të përgjithshëm të hapur përgjatë natës së sotme, me pyetjen: “Kë do të shpëtoni?”, Graciano ka qenë banori me më pak vota.

Doja të thoja që realisht u kënaqa shumë. Realisht e kam shijuar pa fund përveç treditëshit të fundit. Do thoja fitoje ti Françeska sepse ke luftuar, ke dhënë shpirtin dhe ke dashur të të dëgjohet zëri gjithmonë. Fitoje ti Julian sepse ke qenë kalkulues dhe i rafinuar në lojë. Fitoje ti Romeo sepse ke pasur zemrën e bardhë dhe ke luftuar. Fitoje ti Meriton për kauzën që ke dhe dashurinë e vërtetë. Fitoje ti Heidi sepse je inteligjente dhe fitoje ti Egla sepse e meriton.