Celebrities Fashion Showbiz

Pak orë para fillimit të “Met Gala 2022” ja çfarë duhet të dini rreth eventit madhështor!

Mbrëmja më e madhe e modës është gati dhe sonte të gjithë mezi po presin që ajo të fillojë. Edhe pse vitin e kaluar ndikimin më të madh e pati pandemia e COVID-19 e cila kufizoi pothuajse gjithçka, këtë vit pritet të jetë një rikthim i fuqishëm. “Met Gala 2022” pritet të rikthehet edhe njëherë në të hënën e parë të majit, pra i përkon datës 2 Maj, kjo vjen vetëm tetë muaj pas tapetit të kuq të mbushur me yje në vitin 2021 ku Billie Eilish, Lil Nas X dhe Kendall Jenner ishin disa nga yjet që tërhoqën vëmendjen më të madhe të audiencës në mbarë botën. Por normalisht që ne kemi disa pyetje në lidhje me këtë super event që pritet të fillojë…

Çfarë është Met Gala 2022?

Mbrëmja historike, e cila mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në Big Apple, të hënën e parë të majit, është në fakt një ngjarje e rëndësishme bamirësie, e cila përkon me inaugurimin e shfaqjes së madhe vjetore të modës në muze. Pjesëmarrja në Met Gala është e përbërë nga stilistë, modele, këngëtarë, aktorë dhe përfaqësues të tjerë të botës së madhe të showbizit, mund të themi një Oscar i vërtetë i Modës, i rezervuar për yjet e vërtetë, si dhe duhet theksuar se është një mundësi unike për të veshur veshjet unike dhe të veçanta, të bazuara në një tematikë të caktuar.

Ku po zhvillohet Met Gala?

“Met Gala 2022” zhvillohet në Muzeun Metropolitan të Artit në New York dhe mbledh fonde për Institutin e Kostumeve të muzeut.

Cila është tema e këtij viti?

Tema e këtij viti është “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”. Kuratori kryesor i Institutit të Kostumeve, Andrew Bolton tha për Vogue se:

E gjitha kjo bazohet në një ekspozitë dypjesëshe nga muzeu, instalimi i dytë i së cilës do të “reflektojë evolucionin e stilit amerikan” dhe gjithashtu “do të eksplorojë punën e rrobaqepësve dhe stilistëve individualë”.

Si mund ta shikoj Met Gala-n e këtij viti?

Transmetimi i drejtpërdrejtë zyrtar i Met Gala i Vogue do të nisë në orën 18:00 dhe të transmetohet nëpër platformat dixhitale të faqes së modës, si dhe në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe Twitter.

Kush është në listën e të ftuarve?

Ndërsa Vogue e mban top sekret listën e të ftuarve deri pak para eventit të madh, “Page Six Style” zbuloi ekskluzivisht se Megan Thee Stallion do të marrë pjesë në eventin e këtij viti dhe do të jetë e veshur me Moschino. Dhe Katy Perry, pavarësisht se ishte krenare për pamjet e saj mjaft të çuditshme, të çmendura, të egra, të mëdha, argëtuese, shumëngjyrëshe nga vitet e kaluara, tha se këtë herë do të “luajë një kartë krejtësisht të ndryshme”. Na mbetet vetëm që të presim dhe të shikojmë se çfarë do të ketë zgjedhur këtë herë.  Përtej kësaj, Met Gala tërheq rregullisht të famshmit më të mëdhenj si Rihanna, Kim Kardashian, Beyoncé, Lady Gaga, Taylor Swift, të gjithë këto yje kanë marrë pjesë disa herë në këtë event. Por është bërë e ditur nga vetë aktorja e njohur Zendaya se këtë vit ajo nuk do të marrë pjesë në Met për arsye të angazhimeve të saj në fushën e kinematografisë. Pak orë më parë gjithashtu u bë e ditur se vetë Donatella Versace kishte ftuar edhe çiftin e njohur italian Chiara dhe Fedez.

Kush janë yjet që do ta drejtojnë eventin?

Blake Lively, Ryan Reynolds, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda do të jenë bashkë-prezantuesit e famshëm të këtij viti. Tom Ford, Adam Mosseri dhe Anna Wintour do të vazhdojnë rolet e tyre si bashkëkryetarë nderi të Met Gala si çdo vit tanimë.